HISTORIA FLET PËR KUQEZINJTË/ Bilanc pozitiv i Shqipërisë në përballjet ndaj Moldavisë

Shqipëria ka një bilanc tepër pozitiv ndaj Moldavisë, teksa në 6 sfida të zhvilluara mes dy kombëtareve, kuqezinjtë kanë arritur 5 fitore dhe 1 takim është mbyllur në barazim.

HISTORIA FLET PËR KUQEZINJTË/ Bilanc pozitiv i Shqipërisë

Në stadiumin Zimbru të Kishinjevit pritet një duel tepër i fortë mes Moldadisë dhe Shqipërisë, për vetë faktin se të dyja kombëtaret luajnë kartat e fundit, për një kualifikim në ‘EURO 2024’.

Kombëtarja jonë thuajse e ka siguruar një biletë për në Gjermani, teksa në dy sfidat e fundit, ato ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, kuqezinjve iu mjafton vetëm 1 pikë, për tu kualifikuar në Kampionatin Europian, të vitit të ardhshëm. Ndërkohë në lojë është edhe Moldavia, e cila ka grumbulluar 9 pikë në këto eleminatore, ndërkohë që fitorja ndaj nesh për ta, do ti bënte të ëndërronin arritjen për herë të parë në historinë e moldavëve në kompeticionin më të rëndësishëm europian për kombëtare.

Teksa takimi i fundit i Moldavisë në grupin E do të jetë ndaj Çekisë, në transfertë.

Moldavia dhe Shqipëria janë dy kombëtare që e njohin njëra-tjetrën, pasi në të kaluarën janë përballur 6 herë mes tyre.

Historiku mes dy përfaqësueseve flet në favorin tonë, pasi në përballjet ndaj skuadrës së Kleshenkos, kuqezinjtë regjistrojnë 5 fitore dhe 1 barazim, me një golavarazh tepër pozitiv 14-2.

Triumfi i fundit ndaj moldavëve ishte më 17 qershor në ‘Air Albania’. Të besuarit e Silvinjos fituan 2-0, me golat e Asanit dhe Bajramit. Në 2019, Shqipëria korri sukses në të dyja sfidat ndaj kundërshtarëve, në eleminatoret për ‘EURO 2020’, teksa në Elbasan Arena fituam 2-0 dhe në Moldavi takimi u mbyll 0-4 për tanët.

Në të vetmen ndeshje që Moldavia ka arritur të na shënojë ka qenë për kualifikueset e Europianit të 1996-s, ku sërish janë mposhtur në shtëpi 2-3 nga kuqezinjtë, teksa takimi i parë i luajtur në Tiranë kishte përfunduar 3-0.

Dy kombëtaret kanë zhvilluar edhe 1 takim miqësor së bashku në vitin 2012, e mbyllur pa gola.

klaudio pulaj shqipëria moldavia

EMISIONET