FOTO/ Georgina mbështet Ronaldon nga larg, ndan momente nga udhëtimi gjatë fitores së Portugalisë!

Georgina Rodríguez nuk ishte e pranishme në stadium për të ndjekur nga afër paraqitjen e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Portugalisë ndaj Uzbekistanit, por kjo nuk e pengoi të tregonte mbështetjen e saj për partnerin.
Modelja dhe influencerja 32-vjeçare publikoi në Instagram një fotografi ku tregonte se po e ndiqte ndeshjen nga një ambient tjetër, vetëm pak minuta pasi ylli portugez gjeti rrugën e rrjetës për kombëtaren e tij.
Si gjithmonë, Georgina zgjodhi të shfaqte mbështetjen e saj duke veshur fanellën me numrin 7, numër që prej vitesh është bërë simbol i Cristiano Ronaldos dhe identifikohet me karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqej larg stadiumit, por nuk munguan postimet kushtuar partnerit të saj. Më pas, Georgina ripostoi edhe një publikim të llogarisë zyrtare të Portugalisë në Instagram, ku ishin ndarë fotografi të Ronaldos gjatë ndeshjes.

Influencerja ndau gjithashtu me ndjekësit disa pamje nga udhëtimi i saj me aeroplan, duke treguar se ndodhej larg tribunave në momentin e ndeshjes.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ishte një nga protagonistët absolutë të mbrëmjes. Sulmuesi realizoi dy gola dhe udhëhoqi Portugalinë drejt një fitoreje bindëse 5-0 ndaj Uzbekistanit, duke konfirmuar edhe një herë formën e tij të shkëlqyer.

Edhe pse këtë herë Georgina nuk ishte pranë tij në stadium, postimet e saj treguan se mbështetja për Ronaldon mbetet e pandryshuar, pavarësisht distancës.

