“Futi ne b… trofetë që ke fituar”, Cassano sulmon sërish Mourinho-n
Antonio Cassano nuk di të ndalet pas replikës që bëri Jose Mourihno duke i kujtuar dështimet e karrierës së tij. Ish-sulmuesi italian reagon sërish në kanalin e Vierit, Bobo TV duke deklaruar fillimisht se portugezi nuk ia afrohet as në ëndrrën më të bukur të tij Pep Guardiola-s.
“Kur të mos jetë më trajner, nuk do t’i flasë më njeri, të gjithë do ta harrojnë. Do lejë pas vetëm polemika sepse nuk ka arritur të bëjë kampion asnjë lojtar.
Ai ka ngelur pas 30 vite si lojë dhe si komunikim, në gjithçka. Të gjithë ata që i bëjnë pyetje kanë frike nga ai, janë lëpirës, njerëz pa personalitet. Në Itali askush nuk kapet me të por me mua nuk mund ta kalojë kështu. Mua nuk me intereson, ta fusë në b… atë që ike fituar”.