FOTO+VIDEO/ Tifozët norvegjezë pushtojnë Times Square me “Viking Row”

Mijëra tifozë të kombëtares së Norvegjisë pushtuan sheshin e famshëm Times Square në New York, duke krijuar një atmosferë festive me këngë, thirrje dhe ritualin e tyre të veçantë, të njohur si “Viking Row”.

Të veshur me ngjyrat kuqe, blu dhe të bardhë, si dhe me helmeta vikinge, mbështetësit norvegjezë imituan lëvizjet e vozitjes së një anijeje vikinge, duke e kthyer një nga pikat më ikonike të Manhattan-it në një “det” të kuq, të bardhë dhe blu.
Manifestimi u zhvillua në prag të ndeshjes së Norvegjisë me Senegalin në Kupën e Botës 2026 dhe është bërë një nga imazhet më virale të turneut, duke reflektuar entuziazmin e tifozëve norvegjezë në rikthimin e ekipit të tyre në Botëror pas 28 vitesh.

