Formacioni i vitit në Champions League, dominojnë Real e Dortmund. Çmim special për Vinicius dhe Bellingham

Formacioni i vitit në Champions League, dominojnë Real e Dortmund.

Me mbylljen e sezonit dhe fitimit për herë të 15 nga Real madrid i Champions League, është publikuar edhe formacioni më i mirë i këtij sezoni.

Dy finalistët, Real Madrid dhe Dortmund dominojnë me nga 4 lojtarë nga 11 që janë gjithsej.

Për spanjollët në formacionin e vitit në Champions janë Vinicius Junior, Bellingham, Rudiger dhe Carvajal, ndërsa për Dortmund Sabitzer, Maatsen, Hummels dhe portieri Kobel.

Tre lojtarët e tjerë janë Kane i Bayern, Foden i Manchester Cityt, të dy në sulm dhe Vitinha në mesfushë i Paris SG.

Lojtari i sezonit është zgjedhur Vinicius Junior, ndërsa Bellingham lojtari i ri më i mirë i vitit.

EMISIONET