Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2025, 23:10

Natë pozitive kjo për skuadrat shqiptare, teksa përveç Dinamos e Vllaznisë, ia del me sukses edhe Egnatia.
Kampionët e Shqipërisë mundën 0-2 Dinamon e Minskut, në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League.
Në Hungari, Lushkja realizoi për të besuarit e Tetovës pak pa u mbushur 30 minuta lojë. Goli i sigurisë për Egnatian erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Bakayoko.
Skuadra bjelloruse nuk pati më kohë për të bërë diçka, duke u detyruar të pajtohet me rezultatin. Takimi i kthimit do të zhvillohet me 31 korrik.

