EURO 2020, a ishte ndaj shqiptarëve, shpërthimi i Arnautoviç pas golit?

EURO 2020, a ishte ndaj shqiptarëve, shpërthimi i Arnautoviç

Ka ende paqartësi dhe polemika për sjelljen e Mark Arnautoviç i cili shënoi golin e tretë të Austrisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe në vend që të gëzonte ishte tepër i nervozuar dhe dukej qartë që po shfrynte.

Mediat serbe menjëherë hodhën hipoteza se lojtari austriak me origjinë ballkanase iu drejtua shqiptarëve me sharje dhe ofendime por një gjë e tillë as nuk është konfirmuar e as nuk mund të merret në konsideratë për momentin.

Sipas mediave prestigjoze si “Kicker” apo “L’Equipe”, Arnautoviç mund t’i jetë drejtuar Ezgjan Alioskit, lojtarit shqiptar të Maqedonisë për ndonjë fërkim me të në fushë dhe e gjitha mund të jetë diçka personale që në fakt mbyllet aty menjëherë pas ndeshjes dhe nuk mund të shihet si një ofendim për shqiptarët apo për tifozët shqiptarë të pranishëm në Bukuresht.

Edhe në fund të festimit me shokët, po të shikohen pamjet, sulmuesi austriak ankohet për një goditje në këmbë te shokët e tij dhe një përplasje me Alioskin mund të ishte arsyeja.

Hipoteza e dytë dhe më e besueshme është edhe lënia në stol e tij. Arnautoviç konsiderohet i si titullar i padiskutueshëm dhe shpërthimi i tij pas golit me shumë gjasa mund të lidhet me mos aktivizimin si titullar në ndeshjen e parë të përfaqësueses.

Diçka e tillë besohet edhe pas fjalëve Alaba i cili në konferencën për shtyp tha se e kupton Arnautoviç pasi të gjithë lojtarët duan të luajnë dhe se Arnautoviç dukej që nuk ishte aspak i kënaqur që nuk e nisi nga fillimi takimin.

 

EMISIONET