Ernest Muçi gjen golin e rekordit personal në Poloni (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2023, 22:51
Asist dhe gol për sulmuesin shqiptar të Legia Varshavë, Ernest Muçi. Lojtari i rritur në akademinë e Tiranës duket se po gjen një ritëm të kënaqshëm edhe pse ky është sezoni i dytë në Poloni.
Në ndeshjen ndaj Jagellonias ai shënoi rrjetën e avantazhit të përkohshëm 2-1 ndërsa më parë kishte dhuruar edhe një asist.
Ky ishte goli i pestë sezonal për Muçin që numëron edhe 6 asiste. Në ndeshjen e fundit bashkë me të u aktivizua edhe Jurgen Çelhaka.