Enzo Maresca "hoqi dorë" nga një shpërblim prej disa milionë paundësh, teksa u largua nga Chelsea…

Enzo Maresca "hoqi dorë" nga një shpërblim prej disa

Italiani, 45 vjeç, dha dorëheqjen si trajner i Stamford Bridge ditën e Vitit të Ri, pas një prishjeje të pakthyeshme në marrëdhëniet e tij me bordin e klubit.

Por, pavarësisht kësaj frakture të hidhur, që e la të ndiente se nuk mund të qëndronte te Blutë, SunSport raporton se ai nuk kërkoi një paketë kompensimi të mundshme me vlerë rreth 14 milionë paundë.

Maresca nënshkroi një kontratë pesëvjeçare - me një opsion shtesë prej 12 muajsh - me vlerë rreth 4 milionë paundë në sezon kur mbërriti nga Leicester, në vitin 2024.

Dhe meqenëse ai u largua pas vetëm 18 muajsh, kjo do të thotë se shuma e mundshme prej 14 milionë paundësh mbeti e papaguar.

Largimi i tij erdhi më pak se pesë muaj pasi ai i kishte shtuar trofeun e Kupës së Botës për Klube FIFA suksesit të tij në Ligën e Konferencës.

Maresca u ndie aq i zemëruar për mënyrën se si po minohej nga hierarkia e Stamford Bridge saqë zgjodhi të largohej pa diskutuar kushtet. Chelsea e akuzoi atë për "papjekuri emocionale".

Deklarimet se ai u përpoq të shfrytëzonte interesin e Juves dhe Man.Cityt për t’i detyruar Blutë të nënshkruanin një marrëveshje të re, mohohen me forcë nga kampi i tij.

Maresca është gjithashtu i zemëruar me sugjerimet se ai ishte i përgatitur të vinte në rrezik mirëqenien e yjeve, përfshirë Reece James dhe Cole Palmer, dhe t'i aktivizonte ata kundër këshillave mjekësore.

Maresca pranon se ai ka pasur konfrontime me krerët e klubit se kush duhet të fillojë ndeshjet si titullar dhe kush duhet të ishte zëvendësues. Kjo duket e mbushi kupën.

Ai besonte se ndërhyrja nga lart - duke drejtuar gishtin nga bordi dhe drejtorët sportivë - e bënte pozicionin e tij të papërshtatshëm dhe gjithashtu ishte mungesë respekti ndaj ekipit dhe tifozëve.

Kjo, pas një goditjeje pas barazimit 2-2 në shtëpi të së martës me Bournemouth, solli ndarjen përfundimtare.

EMISIONET