Emergjencë shëndetësore për Kolumbinë, një virus g*det skuadrën amerikanolatine

Kolumbia po bën një vend të tërë të ëndërrojë në Botërorin 2026. Por skuadra po kalon një moment shumë delikat në aspektin shëndetësor. Nga media lokale mësohet se ditë përpara në skuadrën kolumbianë po qarkullonte një virus që po prekte disa prej futbollistëve.
Vetë trajneri Nestor Lozano shpjegoi se disa prej tyre nuk ishin në gjendje të mirë përpara ndeshjes me Ganën, diçka që e konfirmoi edhe James Rodriguez. ‘Ka një virus këtu që është shumë i fortë. prej kohësh jemi kështu-komentoi kapiteni i Kolumbisë.
Mëgjithatë, pavarësisht këtyre momenteve, James preferoi të transmetojë optimizëm te shokët e tij të skuadrës duke pohuar se ekipi ishte i aftë të kalojë raundin e 1/16 të finaleve pavarësisht nga ky problem.
Nuk është hera e parë që në një Botëror ndodh diçka e tillë. Në fakt në Katar, përpara 4 vitesh u bë i famshëm i ashtuquajturi ‘virusi i deveve’ që preku në mënyrë të veçantë kombëtaren franceze. As Upamecano dhe as Rabiot nuk mundën të luanin në gjysmëfinalen ndaj Marokut. Përveç Francës nga ky virus u prekën edhe lojtarë të Holandës, Brazilit apo Zvicrës që kaluan gjendje gripale gjatë atyre javëve në vendin aziatik. Është një problem që te Kolumbia duhet ta zgjidhin duke qenë se të martën është ndeshja me Zvicrën në 1/8 e finaleve.
Por Kolumbia ka edhe një problem tjetër dhe e ka emrin Cordoba. Sulmuesi u desh të zëvendësohej në ndeshjen me Ganën për probleme muskulare. Mënyra sesi ai u largua nga fusha e lojës ishte shqetësuese dhe në fakt u konfirmua më e keqja; Cordoba do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për pjesën e mbetur të kampionatit. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan se Cordoba ka një dëmtim në aduktorin e majtë, një problem ky që zgjat të paktën 4 javë dhe kështu Nestor Lozano nuk do të mund ta ketë në dispozicion sulmuesin.

