Aksident në Kosmaç të Shkodrës, makina përfundon në kanal, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kosmaç, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas informacioneve paraprake, dy drejtuesit e automjeteve janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe verifikimet për të dokumentuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

