Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i një prej imazheve të festimeve.

Në një moment, Hassan u pa të ngrinte flamurin e Palestinës dhe i dedikoi kualifikimin e skuadrës së tij popullit egjiptian dhe atij palestinez. ‘Zemra dhe shpirti im janë me ta’-u shpreh ai

Në një moment të parë u ngritën dyshimet për një sanksion të mundshëm nga ana e FIFA të trajnerit egjiptian. Por gjithsesi, qeveria e futbollit botëror vendosi të mos marrë asnjë masë.

‘Flamujt që përfaqësojnë të 211 federatat anëtare të FIFA janë të lejuara në turnetë e organizmit dhe tifozët mund ta shpalosin në bazë të normave të stadiumit dhe Kodit të Sjelljes në Impiante të FIFA’-shpjegoi qeveria e futbollit botëror në një komunikatë për Associated Press.

Kështu, Hossam Hassan do të mund të jetë në pankinën e Egjiptit në ndeshjen e 1/8 të finaleve ndaj Argjentinës që do të luhet në 7 korrik në Mercedes Benz Stadium të Atlantës.

EMISIONET