Myrta kritikon zgjedhjen e trajnerit: Gabim që penalltinë e gjuajti Guimaraes dhe jo Vinicius
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2026, 22:46
Trajneri i futbollit, Ermal Myrta, ka kritikuar vendimin për përzgjedhjen e gjuajtësit të penalltisë në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, duke u shprehur se përgjegjësia nuk duhej t'i lihej Guimaraes-it, por yllit brazilian Vinícius.
" Besoj që është vendosja e trajnerit që e mori penalltinë besoj, Guimarães.
Penalltitë që vendos trajneri në fillim, unë personalisht mendoja që do ta gjuante Vinícius, por ishte vendimi i trajnerit që e mori Guimarães. Edhe mendoj që ishte gabim", u shpreh Myrta.

