Ekskluzive/ Armando Broja zyrtarisht do të jetë në Europian, rrezikojnë Manaj dhe Daku?!
Sulmuesi Armando Broja do te jetë pjesë e Kombëtares në euro 2024.
Edhe pse ka luajtur pak minuta te Fulham në pjesën e dytë të sezonit, Sylvinho ka vendosur ta grumbullojë.
Ora News ka siguruar një video të Brojës në stadium duke ndjekur ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia.
Tani mbetet në pikëpyetje se cili nga sulmuesit do të mbetet jashtë Evropianit: Rei Manaj që ka shkëlqyer në Turqi, Cikalleshi që ka qenë protagonist në Turqi, apo Merlind Daku që është kthyer që po ashtu është protagonist në Rusi.
Gjatë kësaj periudhë Broja do të stërvitet në shtëpinë e futbollit nën urdhrat e stafit teknik të Kombëtares për të arritur format e tij maksimale.