E udhëhequr nga çifti Gyökeres-Isak, Suedia arriti një fitore tepër bindëse ndaj Tunizisë

Suedia ka mbërritur. Këtë të diel në Monterrey të Meksikës, djemtë e Graham Potter bënë një nisje shumë bindëse kundër Tunizisë (5-1) në Grupin F të Kupës së Botës.
Sulmuesit Alexander Isak (Liverpool) dhe Viktor Gyökeres (Arsenal), të cilët nuk kanë qenë gjithmonë në formën e tyre më të mirë këtë sezon, udhëhoqën ekipin e tyre nordik me nga një gol secili, ndërsa mesfushori Yanis Ayari shënoi një dopiedë (7’ dhe 90’+6).
Pas kësaj fitoreje, Suedia kryeson Grupin F me 3 pikë, ndërkohë, që ‘Shqiponjat’ e Kartagjenës tani përballen me eliminim para ndeshjeve të tyre të ardhshme kundër Japonisë dhe Holandës.

