E bën sërish/ Neymar tradhton partneren, edhe pse pret një fëmijë nga ajo

E bën sërish/ Neymar tradhton partneren, edhe pse pret një

Ish-futbollisti brazilian, Neymar Jr, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat, kësaj radhe pasi u kap në Spanjë gjatë natës, i shoqëruar nga dy vajza të ndryshme.

Sipas portaleve vendase, videot tregojnë atletin në momente të afërta dhe intimiteti me vajzat gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë, në mesin e javës së kaluar.

Neymar është i fejuar me Brunën, e cila është në pritje të ëmbël, por ai u pa duke u argëtuar sikur të ishte single.

Kjo pasi sulmuesi brazilian po bënte atë që di të bëjë më mirë, ishte hedhur në sulm. Por kësaj radhe në klubin e natës "Sala Apolo", ku ai u kap "mat" dhe fotot e mëposhtme tregojnë futbollistin duke pasur kontakte të ngushta fizike me vajzat, ndërkohë që Bruna ishte në Brazil.

Situata nxiti spekulime për lidhjen e çiftit, sidomos pasi Bruna publikoi një mesazh në rrjetet e saj sociale. Ajo bëri një postim për besnikërinë, të cilën përdoruesit e internetit e interpretuan si një "thumb" të mundshëm ndaj Neymarit.

Ajo shkroi: “Nëse nuk je besnik ndaj atyre që janë pranë teje çdo ditë, nuk je besnik ndaj askujt”.

Një fjali kjo e cila do të zhdukej nga rrjetet sociale brenda pak minutash.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që braziliani tradhton Brunën. Madje në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Instagram", Neymar kërkoi falje pasi tradhtia u zbulua në internet dhe u bë një nga temat më të përfolura.

"Bru, këtë e bëj për ty dhe për familjen tënde. Duke justifikuar të pajustifikueshmen. Nuk kisha nevojë. Por unë kam nevojë për ty në jetën tonë. Pashë sa u ekspozove, sa vuajte nga gjithë kjo dhe sa shumë do të jesh pranë meje. Dhe unë pranë teje. Kam bërë një gabim. Kam gabuar me ty",- shkroi ai më parë në "Instagram".

EMISIONET