Dybala stërvitet bashkë me Paul Pogban: Serie A të pret, mik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2025, 16:30

ITALI - Paulo Dybala dhe Paul Pogba përsëri bashkë. Dy ish-shokët e ekipit u stërvitën së bashku në përgatitje për sezonin e ardhshëm...
Mirëpo sulmuesi argjentinas i Romës dokumentoi gjithçka në Instagram, duke komentuar me një mesazh që ndezi imagjinatën e ndjekësve të tij: "Serie A po të pret, mik".
I lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Juventusin, mesfushori francez i lindur në vitin 1993 është ende pa ekip dhe po kërkon sfidën e duhur për t'u rikthyer në rrugën e duhur.

