Bileta e fundit për finalen e titullit, publikohen formacionet zyrtare të Egnatia-Vllaznia

Bileta e fundit për finalen e titullit, publikohen formacionet zyrtare

“Final Four” do të mësojë sot emrin e dytë që do t’i bashkohet Partizanit në finalen e kampionatit për këtë edicion të pazakontë të Superiores.

Egnatia dhe Vllaznia përballen në “Air Albania” në gjysmëfinalen e dytë që pritet të dhurojë shumë luftë dhe rivalitet.

Trajnerët nuk i kanë lënë asgjë rastësisë dhe kanë hedhur në fushë rreshtimet e tyre më të mira.

Aleksi është përsëri pjesë e formacionit të rrogozhinasve, ndërsa te shkodranët bie në sy kthimi i Grudës si titullar në një ndeshje të rëndësishme për kuqeblutë.

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro.
Trajner: Edlir Tetova

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj,
Trajner: Tomas Brdariç

EMISIONET