Bayerni te dera, Maignan kërkon trefishimin e pagës te Milani

Bayerni te dera, Maignan kërkon trefishimin e pagës te Milani

Mike Maignan ende nuk ka vendosur për të rinovuar kontratën me Milanin. Dëshira e përbashkët është për të ecur përpara, por pengesat nuk mungojnë.

Ish-portieri i Lille, që po ndiqet me interes nga Bayerni i Mynihut, ka kërkuar një pagë të rëndësishme, 8 milionë euro.

Është thuajse trefishi i pagës së tij aktuale me Maignan që merr aktualisht 2.8 milionë euro, dhe kërkesa është shumë e lartë për arkat e kuqezinjve.

Drejtuesit e Milan kanë si synim ta mbajnë gjatë, edhe pse vështirë se mund ta përkufizojnë të paprekshëm.

Milani ka vendosur një çmim të lartë, pasi nuk bëhet fjalë për të folur për shifra poshtë 100 milionë eurove, mesazh që i është dhënë edhe Chelseat verën e kaluar.

Verën e ardhshme në sulm për Maignan mund të hidhet Bayerni e Mynihut, që e ka francezin në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Neuer.

Në këtë mënyrë “blindimi” i tij nga ana e Milanit për një zgjatje të kontratës do të ishte veprimi ideal për Milanin, por duhen bërë llogaritë me kërkesën prej 8 milionë eurosh.

Një pagë më e lartë kjo edhe se 7 milionë eurot neto që merr Rafael Leao, aktualisht lojtari më i paguar në organikën e Milanit.

EMISIONET