Reali bën gati sulmin për Mbappe në janar, por një “vesh” e ka dhe te … Haaland

Reali bën gati sulmin për Mbappe në janar, por një

Kylian Mbappe vijon të mbetet një telenovelë në merkato. Spanjollët shpresojnë që sulmuesi të rezistojë pa rinovuar kontratën deri më datë 31 dhjetor të këtij viti e më pas më datë një janar mund të nisin sulmin e plotë për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Kontrata e Mbappe skadon në qershor të vitit 2024 dhe në këtë formë, prej një janarit, madrilenët lejohen të hapin negociatat me lojtarin në fjalë pa rrezikuar një ankesë të Paris Saint-Germain në organet e UEFA-s.

Plani i “Los Blancos” nga ana tjetër është i qartë, t’i prezantojnë Mbappe ofertën më datë një janar dhe t’i vendosin sulmuesit një limit dyjavor. Nëse Kampioni i Botës me Francën nuk e ndan mendjen brenda dy javësh, atëherë Reali mund të nisë sulmin për Haaland.

EMISIONET