Kupa e Gjermanisë/ Leverkusen në çerekfinale, Saarbrucken pas Bayern Munchenit eliminon edhe Frankfurtin

Kupa e Gjermanisë/ Leverkusen në çerekfinale, Saarbrucken pas

Bayer Leverkusen bën detyrën përballë Paderborn, ndërkohë që vijon ëndrra e Saarbrucken në Kupën e Gjermanisë. “Aspirinat” fituan 3-1 në “BayAren” kundër skuadrës së Florent Muslijës dhe Filip Bilbijës, që garon në Bundesliga 2.

Victor Boniface (12’) dhe Exequiel Palacios (28’) i dhuruan skuadrës së Xabi Alonsos avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Miqtë shkurtuan rezultatin me anë të Sebastian Klaas (83’).

Por, Leverkuseni realizoi edhe të tretin me Patrick Schick katër minuta më vonë, duke vulosur kualifikimin në raundin çerekfinal. Dhe fitoren e 20-të sezonale në të gjithë kompeticionet.

Mes tetë skuadrave më të mira të Gjermanisë në Kupë do të jetë edhe Saarbrucken.

Pasi eliminoi Bayern Munich, skuadra që garon në divizionin e tretë, mposhti edhe Eintracht Frankfurt.

Suksesi 2-0 erdhi falë golave të Kai Brunker (64′) dhe Luca Kerber (78′) në pjesën e dytë, ndërkohë që VAR-i i anuloi vendasve një gol në pjesën e parë të takimit.

Skuadra udhëtuese e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Noel Futkeu (83’). Tim Civeja e ndoqi gjithë takimin nga pankina për Saarbrucken.

EMISIONET