Konfirmohet dëmtimi i dy mbrojtësve holandezë tek Interi
Fitorja ndaj Napolit, në fakt tek Interi ka pasur edhe pasoja pasi De Vrij dhe Dumfries dolën nga fusha të dëmtuar.
Dyshja holandeze në fakti iu nënshtruan disa vizitave mjekësore të cilat përkatësisht evidentuan një tendosje në aduktorët e kofshës së majtë dhe një tendosje të përkulësit në kofshën e majtë gjithashtu.
Për momentin, koha e rikuperimit nuk është ende e sigurt, por mendohet se do të jetë e ngjashme me Bastonin, diku te 20 ditë.
Situata e tyre do të rivlerësohet sërish javën e ardhshme për të kuptuar zhvillimin e shqetësimeve muskulore.
Synimi është që ata të rikthehen në dispozicion për ndeshjen kundër Genoa para fundit të vitit.
Një lajm i keq ky për Inzaghin, pasi tekniku italian nuk ka as Pavard, ndërsa Bastoni do jetë këto ditë i gatshëm.