Barazimi me Letoninë, Mitaj: Kundërshtar i fortë, e pësuam prej shpërqendrimit

Barazimi me Letoninë, Mitaj: Kundërshtar i fortë, e pësuam

Mario Mitaj foli pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë.

Mbrojtësi deklaroi se përballë ishte një kundërshtar shumë i fortë. Mitaj theksoi se te pësimi i golit ishte shkak shpërqendrimi.

“Nuk kam shumë për të thënë. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë mirë. Krijuam shumë raste, por nuk po vjen goli.

Kur shohim që nuk bëjmë golin kollaj, duhet të fokusohemi që të mos pësojmë. Në ndeshjet e tjera, shpresojmë të shënojmë më shumë se të fitojmë ndeshjet. Trajnerin e falënderoj për besimin.

Ne e dinim që goditjet standarde i dërgojnë te shtylla e dytë ishte çështje shpërqendrimi. Ne luajmë në zonë, nuk luajmë një kundër një”, u shpreh Mitaj.

EMISIONET