Asllani në udhëkryq te Interi/ Klubi vendos çmimin, largohet gjithnjë e më shumë nga zikaltërit

Asllani në udhëkryq te Interi/ Klubi vendos çmimin, largohet

Kristjan Asllani ndodhet në një situatë të paqartë këtë verë, pasi e ardhmja e tij te Interi mbetet ende e pazgjidhur.

Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka vendosur ta shesë përfundimisht mesfushorin shqiptar, duke mos pranuar më opsionin e huazimit me të drejtë blerjeje. Interi kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e tij.

Ky qëndrim ka bërë që disa klube të interesuara të tërhiqen shpejt nga bisedimet. Mes tyre është edhe Kaljari, që kishte kërkuar informacion për lojtarin, por është stepur për shkak të çmimit të vendosur.

Situatë e ngjashme është krijuar edhe me klube të tjera, përfshirë Beshiktashin, i cili më herët kishte vlerësuar si të lartë klauzolën e vendosur nga Interi në rast huazimi.

Për momentin, Asllani mbetet pa një destinacion të qartë, ndërsa e ardhmja e tij varet nga lëvizjet e Interit në tregun e transferimeve dhe nëse klubi do të ulë kërkesat financiare.

EMISIONET