“Spitalet pa ushqime, vaksina kontrabandë, fshehje vdekjesh”, Vasili: Rama i pashpirt me qytetarët
"Pandemia provoi se Rama është i pashpirt me popullin dhe qytetarët!"
Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një reagim të tijin në Facebook.
"Vetëm nje njeri i tillë mundet që: Të lerë pa ushqim të semurët me COVID në spitale dhe nuk paguan as disa qindra racione ushqim dinjitoz e të shëndetshëm për ta duke detyruar familjarët e shkretë, që të rrinë dyerve të spitaleve me ushqime në dorë", shkruan Vasili, i cili rendit më pas dështimet e Ramës, sipas tij, në menaxhimin e pandemisë.
Reagimi i plotë:
Pandemia provoi se Rama eshte i pashpirt me popullin dhe qytetaret!
Çdo veprim i Edi Rames eshte nje deshmi trondites, qe ky person eshte nje qenie e pashpirt me popullin dhe qytetaret e tij.
Vetem nje njeri i tille mundet qe: Te lere pa ushqim te semuret me COVID ne spitale dhe nuk paguan as disa qindra racione ushqim dinjitoz e te shendetshem per ta duke detyruar familjaret e shkrete, qe te rrine dyerve te spitaleve me ushqime ne dore.
Te lere pa rimbusim te barnave e sherbimeve mjeksore mijra shqiptare te infektuar me COVID, qe dergjen te pashprese neper shtepite e tyre.
Te mos beje testime duke i lene mijera shqiptare pa diagnoze e per pasoje ne meshire te fatit dhe te COVID, qe perparon ne organizmin e tyre.
Te tallet ne menyre te pashpirt me shqiptaret duke sjelle nje traste qesharake Vaksinash klandestine, qe nuk zgjidhin asgje.
Te fshehe vdekjet nga COVID dhe ne menyre te pashpirte te luaje edhe me tragjedine e shqiptareve.
Te pakesoje testimet per COVID nga nje dite ne tjetren thjesht per ti bere sherbim propagandes se deshtuar te tij.
Te lere shendetesine totalisht te ç'organizuar dhe ne kaos te plote dhe ne dore te Tireve, qe plaçkisin e dhunojne te semuret me COVID.
Te lere mijra mjeke e infermiere pa veshje mbrojtese dhe mjete dezinfektuese duke rrezikuar ne menyre te pashpirt jeten dhe shendetin e tyre.
Te bleje me tetefishin e çmimeve mjetet mbrojtese kunder COVID ne tendera sekrete duke grabitur edhe ato pak para, qe shendetesia shpenzon per COVID.
Te lere mijra bisnese pa asnje ndihme financiare per demin nga Pandemia, duke bere qe dhjetra mijra shqiptare te humbasin punen, pra burimin e vetem te mbijeteses.
Te paguaje miliarda pet koncesionet e inceneratore dhe te mos jape leke per nevojat urgjente te Pandemise.
Qytetaret sa here ta shohin Edi Ramen duhet te mos harrojne kurre qe kane perpara nje kryeminister te pashpirt me popullin dhe qytetaret.
Faktet e mesiperme jane vetem nje pjese shume e vogel e mizorise se tij".
Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1239 raste të reja infektimi ndërsa 16 qytetarë kanë humbur jetën.
Më herët, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili do të vendosë nëse do të ketë shtrëngim masash apo jo.
Lexo edhe:
Kërcen sërish kurba, 1,239 raste të reja dhe 16 viktima në 24 orët e fundit
/a.r,OraNews
