Sondazhi në RTV Ora/ Sipas shqiptarëve, kush fiton në 25 prill: 44.1% mendojnë PS, 38.8% PD-AN dhe 0.8% LSI

Sondazhi në RTV Ora/ Sipas shqiptarëve, kush fiton në 25 prill:

Duket se nga data 23 mars 2021 deri në 6 prill, mendimi se kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit nga ana e shqiptarëve ka ndryshuar disi.

 

Sipas sondazhit Antonio Notos & RTV Ora në Tempora të publikuar mbrëmbjen e sotme rezulton se 44.1% e të anketuarve, pavarësisht se kë do të votojnë, mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS dhe Edi Rama.

 

Nga ana tjetër 38.8% e tyre mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga opozita e bashkuar.

 

Surprizë ka qenë LSI e cila ka shënuar një shifër tejet të ulët prej 0.8%.

 

16.3% e tyre janë shprehur se nuk e dinë se kush fiton në 25 prill.

 

Krahasuar me datën 23 mars 2021, PS ka rënë me 0.5%, ndërsa PD dhe aleatët është rritur me 4.8 %.

 

LSI duket se ka marrë një goditje të fortë në këto 14 ditë, pasi ka humbur 3.3%.

 

Po pse Noto e përsëriti sërish këtë pyetje në sondazh?

 

Antonio Noto: Është interesante për një motiv. Kjo pyetje mat atë ndjenën, atë çfarë mendojnë pavarësisht partinë që votojnë, sepse kemi një pjesë të elektoratit mund të vendosë cilën parti të votojë ditët e fundit dhe kjo pjesë e elektoratit përgjithësisht vendos gjithmonë në favor të partisë që mendon se do të fitojë zgjedhjet.

Pra me vështirësi vendos të votojë për një parti që mendon se nuk do të fitojë zgjedhjet. Nëse një parti mund të fitojë zgjedhjet, atëherë kjo parti mund të ketë një rritje në votim.

 

 


Te gjitha tabelat e sondazhit te katërt kombëtar, Noto & RTV Ora: Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie

EMISIONET