Socialistët mendojnë se jemi në drejtimin e duhur, opozitarët në drejtimin e gabuar. Elektorati i LSI më "i karikuar" se i PD
A ka ecur Shqipëria në këtë 4 vjeçar në drejtimin e duhur apo të gabuar?
87.7% e socialistëve mendojnë se jemi në drejtimin e duhur. 9.2% e tyre mendojnë se nuk ka ecur as në drejtimin e duhur dhe as të gabuar.
Nga opozita, 72% e zgjedhësve të PD mendojnë dhe 95% e elektoratit të LSI mendojnë se jemi në drejtimin e gabuar.
Fakt interesant është se PD e ka të lartë përqindjen e të pavendosurve, 17.4%, ndryshe nga LSI që e ka 3.7%.
Të anketuarve u është bërë pyetja: A ka ecur Shqipëria në këtë 4 vjeçar në drejtimin e duhur apo të gabuar?
Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas zgjedhës aktualë të ....
Rezultatet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar të përgatitura nga Antonio Noto e Rtv Ora u prezantuan sot në studion e emisionit “Tempora” (E martë 23 shkurt 2021). Gjithsej u prezantuan 17 tabela.

Klikoni për rezultatet e Sondazhit të dytë kombetar:
Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%
Projeksioni per Shkodrën:
Opozita e bashkuar fituese me 55.5% në Shkodër, 34% PS, rriten ndjeshëm partitë e tjera
Projeksioni per Elbasanin:
Ja si ndahet vota mes PS dhe opozitës në Elbasan, PDIU e humb fuqinë elektorale, rritet PD
