“Shqipëria 1 Euro”, nisma e lirë, por suksesi i shtrenjtë

Ekonomia në vend është ndeshur me mjaft nisma nga qeveri të ndryshme por ajo që shkaktoi shumë debate dhe kureshtje ishte Nisma Shqiperia 1 euro. Ajo u hodh për herë të parë si ide nga kryeminstri Berisha në shtator të vitit 2006 vetëm një vit pas ardhjes në qeverisje.

Berisha shtator 2006: “Ne ta vazhdojmë përpjekjen tonë për të ndryshuar Shqipërinë në më të lirën dhe më të mirën për investorët e huaj dhe ata vendas. Do tu ofrohet toka me 1 euro, do tu ofrohet kualifikimi punëtorëve me 1 euro, uji teknologjik me 1 euro, shërbime të tjera të tëra me 1 euro, regjistrimi i biznesit me 1 euro, hyrja në Shqipëri me 1 euro. Kur them kontrata një euro, para së gjithash është territori i parqeve industriale dhe pastaj kudo që të jetë e mundur. Parqet industriale do të jenë të garantuar në Shkodër, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan tani për tani. Këtu do të ngrihen parqe industriale, që do të thotë se ajo tokë publike apo e kompensuar me vlerë tregu privatit, do të jetë disponibël për investime. Në këto zona investitori do ta ketë të garantuar truallin me një euro.”

Dhe reagimi i parë erdhi krejt natyrshem nga politika. Kryetari i opozitës Edi Rama në atë kohë u shpreh kështu:

Rama shtator 2006: “Kryesorja dhe ajo që i mban larg jo investitorët e huaj, por që po alienon dhe sipërmarrjen vendase është klima. Ka një klimë antisipërmarrje e cila nuk shprehet thjesht në fjalimet kryeministrore apo në veprimet e qeverisë, por shprehet në mungesën e një sistemi garancish qe fillojnë që nga mungesa e garancive të sipërmarrësit në nivelin e mbrojtjes nga ligji, deri tek mungesa e garancive në nivelin e energjisë apo të ujit.”

Keshilltarja e ish kryeministrit Berisha në një interviste per Ora News shpjegon prioritetet e nismës një euro.

Zana Guxholli: Nisma një euro ishte nje nisëm që u studiuan eksperiencat e sukseshme të vendeve të ndryshme dhe u konsultuan me biznesin dhe specialistët ekonomistë vendas. Pas këtij studimi u formua një paketë e nismes një euro, e cila krahas dhënies me një euro te terreneve apo aseteve marketonte edhe një sërë lehtësirash të tjera, gjithmone me synimin per të tërhequr investitorët e huaj dhe ata vendas, për të drejtuar kapitalet e tyre në Shqipëri.

Dhe pas 6 vitesh të lancimit të nismes 1 euro në vitin 2012 Kryetarti i PS Edi Rama gjatë qeverisjes së demorkateve në një tryeze për çështjet ekonomike, tha se nisma “Shqipëria 1 euro” nuk solli asnjë rezultat.

Edi Rama: “Shtatë vjet qeverisje nuk kanë arritur të ndryshojnë asgjë në drejtim të punësimit. Asnjë reformë nuk ka sjellë punësim: as Shqipëria 1 euro, as Shqipëria superfuqi energjetike.”

Edhe socialisti Erjon Braçe ishte mjaft i ashpër në këtë tryeze opozitare. Ai e cilësoi nismën shitje të vendit.

Erion Braçe: Ju shpallët nismën ‘Shqipëria 1 euro’ si iniciativën tuaj personale për të tërhequr investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri. Tani duket sikur vendi është në shitje, ndërsa ju ngjani gjithnjë e më tepër me atë tregtarin e zotë rom që një herë në muaj thërret mes pazarit më të lirë: U hap thesi!”

Këshilltarja ekonomike e ish kryeministriit Berisha i rrëzon të gjitha këto pretendime kur rendit suksese të shoqëruara me një shifër të lartë investimi.

Suzana Guxholli: E pikërisht në këtë moment Shqipëria arriti të tërheqë në një vit një miliard euro investime të huaja. Ky fluks investimesh ishte në 4 vitet e fundit të qeverisjes së saj. Ku u shtri kjo nismë, kjo nisëm u shtri në të gjitha asetet të cilat ishin me vlerë, por që të ndjehej kjo vlerë duheshin investime të mëdha dhe të qënësishme. Kështu që kjo nismë duke dhënë terrene të pashfrytëzuara për përdorim një euro me një afat kohor duke dhenë asete, uzina fabrika të vjetëruara për përdorim gjithmonë me një euro, duke dhënë terrene për HEC-et për hidrocentralet duke dhënë terrene për kërkim dhe zbulim gjithmonë në bazë të kontratave dhe në bazë legjislacionecve të rregulluara sipas normave europiane në fuqi, gjatë kohës së qeverisjes sonë.

Dhe për t’ju referuar një syri të ftohtë por edhe një porte ku zbarkojnë gjithë shqetësimet e biznesit, vlerësimi është më i thellë.

Nikolin Jaka: Ne kemi ndjekur me vëmendje faktikisht edhe në fillim të nismës së qeverisë Berisha, që ishte projekti “Shqipëria 1 euro”. Ajo çfarë ndodhi, ne jemi koshientë të gjithë që përfundimi është një rezultat zero, pasi asnjëherë nuk u punua sic duhet, asnjëherë nuk patëm reformat e duhura për t’i shërbyer kësaj nisme. Ajo që të bën përshtypje në Shqipëri është që asnjë nga qeveritë shqiptare nuk janë treguar të kujdesshme për atë që ofrojnë dhe për atë që japin, aq më tepër që kontrolli për zbatimin e kontratave kanë qenë në nivele jashtëzakonisht të të dobeta. Edhe kur kemi pasur raste sipërmarrësit kanë pasur vullnetin dhe dëshirën e mirë për të bërë diçka, mbase neglizhenca e supervizimit dhe përgjegjësia e organeve të cilat janë të obliguara për të kontrolluar si shkon investimi i projektit e kanë bërë që edhe sipërmarrësit të devijojë dhe ta shohë si pa frut këtë gjë të falur nga qeveritë shqiptare.

Nisma Shqipëria një euro u shoqërua në kohën e qeverisjes së demokratëve me akzua të forta se prej saj kishin përfituar klientë të qeverisë. Se majft prona me 1 euro u ishin dhënë bizneseve pranë qeverisë.

Suzana Guxholli: Po nëse ata janë klientë qeverie, nëse bizneset quhen klientë qeverie unë do t’i quaja bizneset klientë të zhvillimit dhe të rritjes së mirëqenies të çdo vendi. Sepse ato biznese të huaja apo vendase të cilat ndërmarrin një risk për të investuar, kuptohet që kërkojnë të ndajnë sidomos në momentet e para kur vendi nuk është akoma i njohur, kur garancitë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe përfitim normal në këtë vend nuk janë të dukshme, kuptohet që qeveria ofron nxitësa dhe favore si ato që përmendëm pak më parë.

Nikolin Jaka: Një media objektive , një gazetar mund të nxjerrë shifra të sakta, mund të bëjë dhe zbulime te frikshmë, dhoma e tregtisë nuk ka bërë një analizë të tillë, e cilësuam nismë joefiksae, pasi nuk pati asnjë impakt as te sipërmarrja, qoftë edhe shqiptare. Rastete sporadike , nëse ka pasur dhe ka qenë në klanin afër pushtetit, mbetet për tu analizuar pse ka ndodhur.

Por nisma 1 euro nuk u shua. Riaktivizimi i saj u bë nga kritiku i saj më i fortë nga kryeminsitri Edi Rama gjatë një takimi me investitorë italianë në tetor të vitit 2014 ndërsa më herët në shkurt ishin miratuar edhe disa vendime në qeveri.

Edi Rama: Ne kemi ngritur një strukturë lehtësuese shoqërimi për sipërmarrjet dhe sipërmarrësit që vijnë në Shqipëri për të shmangur burokracitë. Kemi miratuar një kuadër ligjor, i cili lejon afrimin e hapësirave me qira 1 eruo në vit, pra falas për një periudhë 20-30-40 vjecare.

Mediat italiane thane se kryeministri Rama i përshkroi kushtet për të bërë biznes në Shqipëri si një lloj parajse.

Suzana Guxholli: Duke e parë suksesine nismës 1 euro pavarësisht se e kishte tallur, dhe duke u gjendur gafil nga investitoret e huaj italianë, të cilët i bënë pyetje normale të një investitori çfarë më ofron mua ti në Shiqpri më shumës sesa në vendet e tjera, cili ëshët avantazhi konkurrues i Shqipërisë nga vendet në rajon apo vendet e Europës, që unë të transferoj kapitalin tim dhe të marr riskun për të investuar.

Nikolin Jaka: Aktivizimi i formulës dhe nismës nga kryeministri aktual nurmalisht akoma nuk ka gjetur efikasitet. Dhe jam i sigurt se efikasiteti arrihet nëse kthehet në një reformë të qartë, nëse kemi propozime të zgjuara gjendet partnerët e duhur.

Dhe që nga riaktivizimi i nismes Shqiperia një euro ne shkurt te vitti te shkuar Ministria e Ekonomisë ka lidhur kontrata me 15 kompani, 14 prej tyre fasone dhe vetëm njëra shoqëri prodhimi. Përtej kontratave duket se nuk ka ndodhur asgjë tjetër.

Suzana Guxholli: Po unë evidencë konkrete deri më sot se ku ka hyrë invetitorët e huaj përmes iniciativës 1 euro, përmes partentietit publik dhe privat sepse e tillë është kjo lloj forme bashkëpunimi, nuk ka evidencë dhe nuk kam parë. Pra e quaj si një nga ato flluskat e sapunit që lëshohen për të kaluar një sitauatë pa u parë afatgjatë, pa u parë me vëmndeje me qëllimin që vërtet ekonomsë shqiptare dhe Shqipërisë ti sjelli zhvillim ekonomik, punësim dhe rritje ekonomike të qëndrueshme.

Nikolin Jaka: Ngelet thjeshtë një nismë e pakomplentuar me skemen e duhur të impelmentimit të suksesshëm të saj dhe pa paragjykuar, pasi nuk kemi analiza të tilla që bëjnë fajësinë apo pafajësinë e veprimeve.

Po çfarë ofron Shqiperia pertej nismës një euro për investitoret e huaj… krahasaimin e bëjnë vetë ata dhe në fund natyrisht edhe zgjedhjen.

Nikolin Jaka: Do doja të cilësoja një sipërmarrës të një vendi të zhvilluar që kërkonte të investonte në shqipëri dhe pyetja që më bëri ishte ”cfarë ofron qeveria shqiptare për një investitor strategjik në Shqipëri?”.Normalisht që i demonstrova sistemin fiskal dhe rregullator dhe suportin që jep ligji për investiroët e huaj në Shqipëri apo përparësitë dhe mbrojtjen suportin që jep ligji investitorit strategjik apo për turizmin në Shqipëri. Ndërkohë që reagimi ishte shumë i shpejtë dhe debati ishte i shpejt i përgatitur. Po më tha por Maqedonia më ofron tokën për 1 euro për të investuar, lehtësi tatimore për 5 vjet, suport dhe paketa suportuese për sistemin e punësimit për një periudhë 5 vjecare. Ndërkohë nga ana tjetër tha kemi ofertë nga Serbia që ofron tokën me 1 euro dhe 10 vjet lehtësi fiskale në të gjithë sistemin tarifor të tatimeve. Të lutem zoti Jaka thotë më bëjë krahasimin, jo vetëm si përfaqësues i biznesit, apo shtetit shqiptar, por si sipërmarrës i thjeshtë, kë do zgjedhësh?

shqiperia 1 euro

/Oranews.tv/

EMISIONET