Shkodër: Breshëri plumbash ndaj lokalit të policit të "Shqiponjave", 4 në kërkim

Shkodër: Breshëri plumbash ndaj lokalit të policit të

Katër persona janë shpallur në kërkim si autorë të sulmit me breshëri plumbash ndaj lokalit të efektivit të Policisë në patrullën ‘Shqiponja’, Albert Pjetri në Drobraç të Shkodrës.

Burimet thonë se ata janë Rivaldo Planaj, Bardhok Planaj, Orlando Planaj dhe Mirsad Shpellzajn.

Sulmi ndaj lokalit u shënua mbrëmjen e martës, 22 dhjetor 2020, ku për pasojë të breshërisë së plumbave pati dëme materiale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P.

Vlash Pjetri, në emër të familjes në një komunikim me medien, tha se ata nuk kanë asnjë konflikt, ndaj kanë dyshime të forta se sulmi lidhet me detyrën e vëllait si efektiv i Forcave Shqiponja.

Dy nga vëllezërit Pjetri janë punonjës të policisë së Shtetit ndërsa i treti ka qenë ish administrator i Njësisë Administrative Rrethinat në Shkodër.

Policia e Shkodrës thotë se po punon për kapjen e 4 autorëve të dyshuar të sulmit me armë dhe zbardhjen e motivit.

Vendi Lajme shkoder Kronike lokal bresheri plumbash

EMISIONET