Rriten vdekjet dhe infektimet, 448 raste të reja, 15 viktima dhe 357 në spitale

Rriten vdekjet dhe infektimet, 448 raste të reja, 15 viktima dhe 357

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,302 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Po ashtu, janë kryer 2475 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 448 qytetarë.

Si dhe janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,193 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:

3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Vlorë, 10 raste në Kolonjë, 8 raste në Kurbin, Lushnje, 7 raste në Devoll, Ura Vajgurore, 6 raste në Mirditë, Pogradec, Skrapar, Dropull, 5 raste në Kukës, Kamëz, Tepelenë, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Dibër, Malësi e Madhe, Peqin, Libohovë, 3 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Himarë, Vorë, 1 rast në Krujë, Tropojë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, Finiq, Poliçan, Këlcyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (24 Mars 2021)

Raste të reja ditore       448

Të shëruar në 24 orë     696

Të shtruar në spitale      357

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore               2475

Testime totale            539,438

Raste pozitive             122,295

Raste të shëruara         87,193

Raste Aktive               32,931

Humbje jete                2171

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    22556

Fier       2605

Durrës    1424

Vlorë     1309

Shkodër    1233

Gjirokastër 1258

Korçë     764

Lezhë     569

Elbasan   426

Kukës     344

Dibër     327

Berat      116

Vendi Lajme spital Lajmi i fundit infektime vdekje covid Aktualitet

EMISIONET