Rama "kërcënon" kontrollorët: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol

Rama "kërcënon" kontrollorët: Kush nuk kthehet në

Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se kontrollorët duhet të ndahen nga kjo lojë me zjarrin.

Ai bën thirrje që të braktisin në rrugën e tyre e qorre organizatorët e kallëzuar penalisht

Rama: Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!

Ky reagim vjen pas deklaratave të presidenti Meta nga Vlora, i cili kërkoi dialog me kontrollorët.

Lexo edhe: “Zgjedhjet do bëhen, se luan topi!” Meta apel qeverisë për dialog me kontrollorët: Kryeministri të mos bëjë lojëra

Vendi Edi Rama Lajme Lajmi i fundit kercenim Aktualitet albcontrol

EMISIONET