"Zgjedhjet do bëhen, se luan topi!" Meta apel qeverisë për dialog me kontrollorët: Kryeministri të mos bëjë lojëra

"Zgjedhjet do bëhen, se luan topi!" Meta apel qeverisë

Presidenti, Ilir Meta, në një konferencë të posaçme nga Vlora për grevën e kontrollorëve të Rinasit dhe dërgimin e ushtrisë në aeroport  i bëri apel kryeministrit dhe Ministres se Infrastrukturës  të zgjidhin çështjen me dialog, madje duke përfshirë edhe ndërkombëtarët. Hodhi poshtë akuzat e tyre se pas këtij vendimi të kontrollorëve qëndron Kreu i Shtetit e tha se nuk shqetësohet nga provokimet.

Presidenti, Ilir Meta, shprehu keqardhjen për bllokimin  e punës nga ana e kontrollorëve por nga Vlora ai i bëri thirrje kryeministrit Rama ti thërrasë mendjes dhe të mos bëjë lojëra të tilla.

Shqipëria, tha Meta, nuk është Amerika Latine e para disa dekadave, ndaj apeloi qeverinë të ulet në dialog me kontrollorët për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme.

Presidenti tha se duhet kuptuar që nuk mund të jepen zgjidhjet optimale në kushtet e pandemisë por zgjidhje si Kosova, Maqedonia e Veriut apo vende të tjera të rajonit mund të japim tha ai.

Meta: Në këtë moment delikat dua të shpreh keqardhjen time për veprimin e atyre kontrollorëve qoftë të atyre që janë provokuar, qoftë të atyrë që janë larguar nga puna në shenjë revolte apo proteste, por në radhë të parë dua ti bëj thirrje kryeministrit në detyrë ti thërrasë mendjes se nuk mund të bëhen lojëra të tilla në një moment të tillë për të gjithë arsyet që përmenda dhe nuk jemi në Amerikën Latine këtu të para disa dekadave. Unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohem nga provokimet e qëllimshme që bëhen të cilat në fakt kanë vetëm një problem, dramën e zgjedhjeve pluraliste që një mendje e marrë përjeton për ato zgjedhje që po vijnë të 25 prillit, të cilat do të bëhen dhe nuk e luan topi.

Meqenëse jemi në këtë situatë e ftoj kryeministrin, ministren, sindikatën të bëjmë, meqenëse jemi në kushte pandemie jam gati për takime të afërta, ftojmë edhe përfaqësues të vendeve të NATO-s, SHBA, Britani e Madhe, BE, institucione europiane të kontrollit ajror ndaj të cilave kemi detyrime se mund të ndërmerren masa që mund të na penalizojnë si vend, që të zhvillojmë në çdo moment që qeveria është e gatshme një bisedë dhe ti japim një zgjidhje sa më të arsyeshme dhe të logjikshme kësaj situate.

Siç u kam thënë dhe kontrollorëve për ato arsye që ne i dimë, që nuk kanë të bëjnë vetëm me situatën në Shqipëri por në nivel ndërkombëtar dhe europian, pasojat që vijnë nga pandemia do të jemi të detyruar të jemi realistë por të paktën zgjidhje të ngjashme apo të përafërta me Kosovën, Maqedoninë e Veriut apo ndonjë vend tjetër të rajonit duhet të japim në mënuyrë që siguria e qytetarëve tanë të mos cënohet për asnjë sekondë, në mënyrë që siguria kombëtare të mos cënohet asnjë sekondë në mënyrë që detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë të plotësohen në mënyrë maksimale.

Presidenti tha se ishte njoftuar herët për problemin e punonjësve grevistë e se për këtë i kishte kërkuar kreut të qeverisë të ndërhynte.

Sindikatën e Kontrollorëve Ajrorë, e priti në një takim më 31 mars.

Ndaj dhe kërkoi nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, sqarime  konkrete

Meta: Si shpjegohet që prej 10 muajsh nuk gjete kohë të takoheshe me kontrollorët që prej 20 vitesh janë të trajnuar për këtë çështje dhe si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e Rinasit për t’u bërë një ditë kur duheshin gjashtë muaj apo një vit. Çështja e pagave është çështje e biznesit. 

Kreu i Shtetit u bëri gjithashtu  apel punonjësve të Albcontrol të trajtojne me kujdes çështjen, pasi cënohet siguria kombetare. 

Ai bëri me dije se gjatë trajtimit të problemit të tyre u kishte bërë të qartë kontrollorëve të ushtronin detyrën pa ndërprerje deri në një zgjidhje të drejtë.

https://youtu.be/oNC3Oc1_GEE

EMISIONET