Edi Rama: “Çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia por Shqipëria. Për Greqinë kjo çështja ka qenë e mbyllur me marrëveshjen e Saliut, Lulit dhe Ilir Metës. Greqia nuk ka pasur më shumë pretendime sesa mori. Atë çështje e rihapa unë së bashku me PS në opozitë dhe me disa aleatë të asaj kohë.

Në Gjykatën Kushtetuese ka shkuar PS. Gjykata Kushtetuese 9 me 0 e ka rrëzuar atë marrëveshje, me kërkesë si paditës të PS. Çështja është rihapur me thënë të drejtën falë këmbënguljes, durimit, vullnetit tonë në komunikimin e me palën tjetër dhe falë vizionit për të ardhmen e përbashkët të kryeministrit Mitsotakis, i cili bashkë me ministrin e Jashtëm qartësisht ka zgjedhur të verë në dispozicion të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të gjithë vullnetin e tij të mirë.

Kështu që më në fund pala greke ra dakord me ne, me qeverinë e mëparshme nuk kemi arritur dakord, por me këtë ramë dakord që ta çojmë para drejtësisë ndërkombëtare, në duart e një gjykata që ka ekspertizën për të dhënë drejtësi për këtë probleme.

Kjo është një zgjidhje ideale për ne, që natyrisht në bazë të të gjithë protokolleve dhe standardeve do të ulemi dhe do të përgatitemi siç e kërkon procedura për të arritur në një zgjidhje të drejtë, Kështu që çfarë kërkojmë ne është e qartë. Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë”

Edi Rama mendon se rrëzimi i marrëveshjes së 2009 nga ana e Gjykatës Ksuhtetuese u bë falë tij dhe PS, pasi sipas tij Berisha, Meta dhe Basha tentuan një pakt që plaçkiste vendin.

Edi Rama: Marrëveshja e mëparshme ka qenë e padrejtë për Shqipërinë. Të tjerat janë skandale mendore. Të tjerat janë shprehje të ligësisë që furnizon injorancën me qëllim në funksion të pushtetit të ca mediokrëve që e duan me çdo kusht plaçkë në Shqipëri.

Shqiptarë këta?!  Këtyre nuk i shkon një sekond tu prekë gjumin as deti, as ajri as toka por vetëm plaçka …këta janë plackitës të lindur

Kush bie pre e tyre është dembel në trutë e kokës

Reagon Tedi Blushi

Por deklarata e Ramës për përfshirjen e Ilir Metës në marrëveshjen e 27 prillit të 2009 mes Tiranës dhe Athinës zyrtare për kufirin detar është përgënjeshtruar nga zëdhënësi i Presidentit.

Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet. O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Por Ilir Meta duhet të jetë pjesë e marrëveshjes që do të behët mes dy shteteve për ta çuar në Hagë, pasi këtë të drejtë kushtetuese ja jep vendimi i 2010 për prëfshirjen e presidentit në paktet ndërkombëtare.