"Zgjedhjet po zhvillohen të qeta"/ Ambasadori gjerman në Prishtinë: Pa probleme në qendrat e votimit

"Zgjedhjet po zhvillohen të qeta"/ Ambasadori gjerman në

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka bërë të ditur përmes një video-mesazhi se po merr pjesë në monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, së bashku me katër ekipe të tjera ndërkombëtare, në kuadër të një misioni të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Ai tha se gjatë vizitave në disa qendra votimi në Prishtinë dhe zonat përreth, procesi zgjedhor ka vijuar normalisht, pa probleme të evidentuara deri në atë moment.

Diplomati gjerman shtoi se vëzhgimi i procesit po vijon në terren dhe se priten me interes rezultatet e zgjedhjeve pas mbylljes së votimit.

“Sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në monitorimin e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë”, u shpreh Rudolph.

 

EMISIONET