Ndërhyn gjatë procesit zgjedhor në Kosovë/ Policia e Pejës arreston dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar në Gorazhdec të Pejës, nën dyshimin për ndërhyrje në procesin zgjedhor.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në zonë janë zhvilluar dy aksione të koordinuara nga njësitet relevante policore.
Personat e arrestuar janë shoqëruar në stacionin policor të Pejës për intervistim, ndërsa në vendngjarje janë kryer edhe bastisje nga forcat e rendit.
Gashi bëri të ditur se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me prokurorin e rastit, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim.

