Peticioni në 4 komunat, Mulolli: Gjithçka po bëhet brenda kornizës së shtetit të Kosovës
Kosova është përfshirë në një proces të gjerë zhvillimesh, ku nga sot ka nisur nënshkrimi i peticionit për çuarjen në zgjedhje të parakohshme komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
Zhvillime këto që vijnë pas marrëveshjes me SHBA=të ër blerjen e armatimeve të rënda anti-raketore, e po ashtu është në mes dhe procesi i dialogut me Serbinë.
Për të kuptuar më shumë nga këto zhvillime i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte analisti Fitim Mulolli.
“Serbët lokalë kanë filluar mbledhjen e peticionit dhe procesi po zhvillohet i qetë dhe pa incidente dhe në zbatim të urdhrit të qeverisë së Kosovës, pra gjithçka po bëhet brenda kornizës së shtetit të Kosovës, dhe kjo është pozitive.
Ajo që është negative është fakti se në listat e të zgjedhurve janë përfshirë persona të përfshirë në sulmin terrorist të 26 shtatorit. Në një farë mënyre ata kanë bërë shkelje të Kushtetutës duke i përfshirë këta persona në lista, dhe duhet të bëhet përjashtimi i tyre.
Presioni është çdo herë e më i madh për pranimin dhe zbatimin e marrëveshjes së negociuar me BE-në. Edhe marrëveshja e Ohrit parasheh njohjen e simboleve kombëtare dhe këtu bën pjesë edhe çështja e targave të Kosovës dhe lejimin e automjeteve kosovare të kalojnë në territorin serb duke paraprirë atë që quhet edhe njohja e shtetit të Kosovës.
Po ashtu nga ana tjetër kemi futjen e qytetarëve serbë në listën e paguesve të faturave të energjisë elektrike.
Nëse kryeministri Kurti pret edhe disa muaj për të shpallur zgjedhjet e parakohshme, i bie që deri në vjeshtë nuk do ketë qeveri stabël duke shtyrë dhe zbatimin e marrëveshjeve të tjera për një afat të pacaktuar”, u shpreh ndër të tjera Fitim Mulolli.



