Zeka: Plani franko-gjerman me 10 pika bazë e shkëlqyer për Kosovën, Kurti arrogant si Millosheviçi

Zeka: Plani franko-gjerman me 10 pika bazë e shkëlqyer për

Në një intervistë për Ora News, gazetari dhe politikani Milaim Zeka u shpreh se propozimi me 10 pika i euro-amerikanëve, është një mundësi e artë për Kosovën.

Zeka shtoi se Kurti është duke u sjellë me kokëfortësi si Millosheviçit duke vepruar edhe duke i treguar Escobarit se çfarë duhet të thojë në Beograd.

Zeka: E kam lexuar atë 10-pikëshin e euro-amerikanëve për të arritur një marrëveshje gjysmë finale, ku 3 vende të BE-së do të pranojnë në mënyrë automatike pavarësinë e Kosovës. Nuk presim ndonjë pranim nga Spanja. Këto 10 pika janë një bazë e shkëlqyer për të ecur më tutje Kosova dhe për tu anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

Problemi është tek Albin Kurti që në vend të tregohet si shumë bashkëpunues dhe racional, ai po tregon arrogancë dhe kryeneçësi ashtu sikurse Millosheviçit. Albin Kurti se sot e thash me shaka se Kurti është emëruar si këshilltar i lartë i emisarit të ShBA Escobar, sepse ai e këshillon se çfarë duhet të flasë Escobar në Beograd. Zyrtari i lartë Lajçak thotë se ra dakord me Kurtin që të gjitha ish-marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen në praktikë, ndërsa ky thotë se nuk është e vërtetë. Ky mendon se ka aq forcë politike sa të fusë në konflikt Biden me Escobar, duke deklaruar se kërkesat e Biden janë ndryshme me ato të Escobarit.

zeka kurti kosova escobar

EMISIONET