Votimet në Veri, Kurti: Përgatitje për zgjedhje të lira e demokratike, Brukseli të detyrojë Beogradin për marrëveshjet
Kryeministri i Kosovës thotë se zgjedhjet e 23 prillit në veri të vendit do të mbahen, duke refuzuar thirrjet për shtyrjen e procesit në zonat me shumicë serbe. Kreu i qeverisë së Prishtinës thotë se veç propagandës nga Beogradi nuk ka informacione reale për pengimin e votimit.
Zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës do të mbahen.
Kryeministri Albin Kurti rrëzon mundësinë e shtyrjes së procesit siç kanë kërkuar disa përfaqësues të politikës në Prishtinë.
Kurti tha se nuk kanë asnjë informacion që do t’i bënte të mendojnë se po përgatiten pengesa ndaj procesit zgjedhor, përveç siç shtoi, frikësimit mediatik të serbëve në veri nga propaganda e mediave të afërta me pushtetin në Beograd.
-
-
Prilli mbyllet me vranësira dhe shi
18 Prill, 16:25
“Nuk kemi informacione të tilla ne kemi shkëmbyer të dhënat dhe analizat me njëri-tjetrin sepse OSBE është për bashkëpunim dhe siguri. Nuk kemi arsye që të besoj që do të kemi çfarëdo pengesash ditën e diell. Mua më vjen keq që qytetarët serb të Kosovës i janë nënshtruar një propagande të egër të nga Beogradi të cilat kanë të afërta me pushtetin atje që të mos tregohen konstruktiv dhe të mos e shfrytëzojnë rë drejtën e tyre për të votuar”.
Kryeministri i Kosovës kërkoi nga BE që të detyrojë Serbinë që të respektojë paktin e 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kurti tha se ende nuk është themeluar Komisioni i përbashkët mbikëqyrës për zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes bazë, pavarësisht se është konsumuar afati i paraparë prej 30 ditësh.
Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së gurthemelit të objektit të ri të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.