Vizita e Spiropalit në Athinë/ Etmond Guri: Ministria e Jashtme është pritur më mirë në krahasim me të shkuarën, media greke ka qenë profesionale
Në një lidhje direkte për OraNews, ka qenë gazetari Etmond Guri i cili ka folur lidhur me vizitën e Elisa Spiropali ditën e djeshme me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë.
Guri së pari e ka përshkruar këtë vizitë si të pritur shumë mirë në krahasim me vizitat në të shkuarën.
Ndërkaq, nga çfarë ka vërrejtur ai media greke ka ruajtur një qendrim profesional sa i përket vizitës dhe deklaratave të thëna ditën e djeshme.
Duke ditur që media greke, sidomos ato të djathta kanë tendencën të risjellin ligjin e luftës dhe çështjen çame në sfond të lajmit.
“Politika greke është në një situate të tensionuar kohët e fundit por në kontekstin e përgjithshëm, ka një tension në rajon dhe mendoj se do të ketë dhe një vëmendje dhe me Shqipërinë.
Përveç faktit që tensionet në rajon dhe në raport me vendet e tjera ishin në pikën më të ulët viteve të fundit.
Lind dhe nevoja për një “restart” të ri.
Vizita e Ministrisë së Jashtme është pritur në përgjithësi në krahasim me të kaluarën më mirë, me përjashtim të mediave të cilat kanë prirje të djathta.
Kur nuk ka lajm për Shqipërinë duhet të bëhet lajm.
E prekin deklaratën për ligjin e luftës me çështjen çame në sfond.
Por në përgjithësi, në terma të përgjitshëm media ka qenë profesionale.”-tha Guri.

