Fushata zgjedhore në Kosovë/ Zhvillohen takimet në Mitrovicë nga LVV

Fushata zgjedhore në Kosovë/ Zhvillohen takimet në Mitrovicë

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Fushata mbyllet të dielën e 28 dhjetorit, ditën e zgjedhjeve, një minutë para se të hapen qendrat e votimit në ora 7:00.

Pavarësisht se fushata nisi me datë 17 dhjetor, të gjitha subjektet politike të certifikuara kishin nisur takimet më herët.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin e hapjes në Mitrovicë, Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë. 

Lidhja Demokratike ka pralajmëruar takime në Istog. Në këto zgjedhje garojnë 24 subjekte politike, prej tyre 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

EMISIONET