"Urgjent asociacionin", Washingtoni: Presim takim konstruktiv Kurti-Vuçiç më 2 maj
Formimi sa më parë i asociacionit të Komunave Serbe mbetet kërkesë direkte e SHBA për Kosovën! Thirrja e radhës vjen në prag të takimit të 2 Prillit mes Albin Kurtit e Aleksandër Vuçit në Bruksel, ku Uashingtoni thotë se pret një takim konstuktiv.

Amerikanët presin që takimi i 2 Majit në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç të jetë konstruktiv.
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pas një bisede me presidentin Serb, riktheksoi kërkesën e Uashingtonit për nevojën Urgjente të themelimit të Asociacionit
Zhvillova një bisedë thelbësore, pozitive me presidentin Vuçiç. Ramë dakord për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit SHBA-Serbi dhe fokus të përbashkët për progresin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin.
Albin Kurti dhe aleksandër Vucic do të rikthehen në tryezën e dialogut të nivelit të lartë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.
Zyrtarët e lartë të BE kanë bërë me dije se në fokus do të jetë edhe çështja e Asociacionit, përkatësisht prezantimi i draft-statutit të Asociacionit, i hartuar nga Ekipi Menaxhues.
Kryeministri I Kosovës, të martën deklaroi se Bashkimi Evropian refuzoi gadishmërinë e tij për ta hartuar vetë draft-statutin për Asociacionin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, nga ana tjetër ka thënë se Ekipi Menaxhues, më 2 maj, do ta prezantojë statutin për formimin e Asociacionit, por ka shtuar se nuk ka shpresa të mëdha që pala tjetër do ta pranojë atë.
Negociatat mes Kosovës e Serbisë vijojnë prej vitesh nën drejtimin e BE dhe me nxitjen e SHBA.
Këto përpjekje rezultuan në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
