Stuhia ”Petar” godet Greqinë, do të sjellë shi dhe rrebeshe në perëndim dhe veri
Stuhia ”Petar” do të sjellë shi dhe rrebeshe në Greqinë Perëndimore dhe Veriore.
”Parashikohet një interval moti i lagësht dhe i stuhishëm në pjesë të Greqisë Perëndimore dhe Veriore mes pasdites së të shtunës dhe ditës së dielë, pas mbërritjes së stuhisë ‘Petar’ në brigjet e Greqisë”, paralajmëroi Shërbimi Meteorologjik Kombëtar grek.
Kjo do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi me rrufe dhe breshër duke prekur detin Jon, kryesisht Korfuzin dhe Paksosin duke u përhapur më vonë në perëndim dhe Greqinë Qendrore.
Nga mbrëmja vonë e së dielës do të prekë edhe Peloponezin Veriperëndimor dhe në perëndim dhe në veri të Thesalisë.