Shtyhet me 3 ditë udhëzimi administrativ për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Shtyhet me 3 ditë udhëzimi administrativ për mbajtjen e

Grupit punues për hartimin e Udhëzimit administrativ që u mundëson qytetarëve të komunave të Kosovës shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit, i nevojiten edhe dy deri tri ditë për përfundimin e draftit përfundimtar të këtij udhëzimi.

Zëvendësdrejtori i Departamentit Ligjor në Ministri të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Besim Murtezani, ka thënë për KosovaPress se grupit punues i duhet edhe dy deri tri dite kohë për inkorporimin e vërejtjeve nga diskutimi publik.

“Grupit i duhet edhe dy a tri ditë kohë për inkorporim të vërejtjeve nga diskutimi publik, e pastaj koha për nënshkrim te ministri”, tha ai.

Zyrtarë të kësaj ministrie patën thënë se Udhëzimi administrativ që iu mundëson qytetarëve të komunave në veri shkarkimin e kryetarëve përmes një peticioni do të jetë gati më 1 shtator.

Njohës të proceseve ligjore konsiderojnë se MAPL është vonuar në hartimin e këtij drafti, pasi ka edhe procedura të tjera derisa ai të hyjë në fuqi.

EMISIONET