“Shqipëria nuk është pronë e askujt”/ Pas ndalimit në pikë kufitare reagon deputeti i VLEN: Nuk më ka trembur asnjë pushtet, aq më pak këta të...

Deputeti i koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Adnan Azizi ka reaguar pas ndalimit të tij në një pikë kufitare të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Adnan Azizi është shprehur se në karrierën e tij politike nuk e ka trembur apo zbrapsur asnjë pushtet e asnjë ‘tiran’.
Azizi thekson se Shqipëria nuk është pronë e askujt, por e çdo shqiptari. Më tej ai shkruan se pushtetet janë të përkohshme, por Shqipëria është e përhershme.
Postimi i Adnan Azizit
Ju faleminderit miqve për mesazhet dhe kujdesin. Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit.
Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!

