Shkodra: Situata në Veri të Kosovës është e qetë, Serbia është ajo që krijon alibi. Kryekomunarët atje të japin dorëheqjen

Ish-zëvendës ministri i Brendshëm i Kosovës, Selami Shkodra në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” komentoi zhvillimet më të fundit politike në Kosovës, që vijnë si pasojë e presionit të shtuar të Brukselit zyrtar për të arritur një zgjidhje për procesin e dialogut me Serbinë.

“Kosova s’është në pozicion të kërcënuar. Ndërsa deklarata e e Presidentes Vjosa osmani e panevojshme dhe e papjekur. Unë mendoj se se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të panevojshme dhe të ekzagjeruara.

Pala serbe siç e dimë është ajo që gjen gjithmonë justifikime dhe ashtu siç është dhe rasti i fundit, ku ajo kërkon kohë për zgjedhjet e pjesshme në 4 komunat në Veri të Kosovës, edhe pse kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm për të shkuar në këto zgjedhje.

Pala kosovare i është përmbajtur marrëveshjes për parandalimin e përshkallëzimit të situatës në Veri, dhe tani që flasim çështja e tensioneve në Mitrovicë nuk ekziston.

Dhe në këto kushte mendoj që dorëheqja e katër kryekomunarëve shqiptarë atje, do ishte dhe zgjidhja më e mirë për këtë çështje.

Pasi ne e dimë se kemi të bëjmë me një palë të papërgjegjshme për dialogun, që është Serbia, dhe si e tillë Kosova duhet të ketë parasysh gjithmonë”, u shpreh ndër të tjera ish-zëvendës ministri i Brendshëm i Kosovës, Selami Shkodra.

anila zyberaj selami shkodra

EMISIONET