SHBA i mbyll derën Kosovës, pezullon dialogun strategjik pas veprimeve të Kurtit

SHBA i mbyll derën Kosovës, pezullon dialogun strategjik pas veprimeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë njoftoi të premten se Washingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

Sipas deklaratës zyrtare, vendimi vjen pas veprimeve dhe deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke penguar bashkëpunimin produktiv mes dy vendeve.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë bazohet në forcimin e paqes dhe stabilitetit si themel për prosperitet ekonomik të ndërsjellë. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë sfiduar progresin e arritur ndër vite”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Dialogu strategjik kishte për synim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të qytetarëve të të dy vendeve. SHBA shprehet se mbetet e hapur për të rifilluar procesin në të ardhmen, “kur të jetë e përshtatshme”, duke theksuar se ky është një objektiv i rëndësishëm edhe për popullin e Kosovës.

EMISIONET