Mblidhet Konferenca e kryetarëve, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën: Nuk na nderon fakti që ...

Mblidhet Konferenca e kryetarëve, Bardhi kërkon seancë urgjente

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkon mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”-është shprehur Bardhi.

PS propozon që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente.

Nikolla: “Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor”

Çuçi: “Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.”

Tabaku: “Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën”

EMISIONET