Refugjatët amerikanë në Kosovë, Hoti: Lëvizje e Kurtit, duke qenë se është izoluar nga diplomacia ndërkombëtare

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mirëpritur vendimin e qeverisë së Kosovës për të pranuar deri në 50 emigrantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vendimin e mbledhjes që u mbajt sot u tha që emigrantët do të qëndrojnë në Kosovë, me qëllim të lehtësimit të kthimit të sigurt të tyre në vendin e prejardhjes.

Për analisti kosovar Agron Hoti kjo është një lëvizje e Qeverisë “Kurti” për të fituar besimin e Administratës “Trump”.

I ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” Hoti u shpreh se bashkëpunimi i Qeverisë së Kosovës duhej të kishte qenë më aktiv në këto 4 vitet e fundit.

“Këtë pranim të refugjatëve në SHBA në Kosovë e shikoj në këtë drejtim, por do kisha dashur që në këto 4 vitet e fundit qeveria e Kosovës të bashkëpunonte në këtë mënyrë.

Jo tani kur Kosova në një farë mënyre është e izoluar nga diplomacia ndërkombëtare dhe duke parë këtë situatë, atëherë ajo bën këtë lëvizje përafruese me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë mënyrë kjo është një lëvizje për t’i hyrë në hatër Administratës “trump” se sa për të qenë një diçka më e madhe”, u shpreh në analizën e tij, Agron Hoti.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN AGRON HOTI

EMISIONET