“Opozitë me duar në xhepa”, Rama dekoron Rexhep Qosen në Prishtinë dhe nuk harron as batutat

Kryeministri Rama në prishtinë ka nderuar me "Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike" profesorin Rexhep Qosja. Rama vlerëson figurën atdhetare dhe letrare të Rexhep Qosjes duke thënë se është ndër ato raste kur librat nuk i thonë të gjitha për autorin e tyre.

Rama: "Kjo ditë më bën të ndjehem krenar dhe njëkohësisht i ndrojtur. T'i shprehësh mirënjohjen një njeriu të mrekullueshëm do të thotë të marrësh në këmbim uratën e tij. Kjo nuk ka si mos më lumturojë, aq më tepër që unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve. Profesori është më i larti i të vetëdijshmëve për gjatë harkut të një jete të përputhur me periudha nga më të zymtat dhe me çaste nga më kulmoret e historisë sonë."

Rama u shpreh se është privilegj i madh që ka pasur mundësinë ta njohë personalisht zotin Rexhep Qosja.

Rama: "Vetëdija atdhetare e Qoses është tipari dallues i një intelektuali e patrioti të palëkundur, zotni burrë i shqipes. Rexhep Qosja është një ndër ato raste kur librat nuk i thonë të gjitha për autorin e tyre dhe vetë jeta e tij e ndërkallur në frymëmarrjen e atdheut të vet është një libër i shkruar. Megjithëse profesori i meriton të gjitha, për mua Rexhep Qosja hyn ndër ata njerëz për të cilët e quaj veten me fat të jem bashkëkohës dhe gëzoj privilegj që më është dhënë mundësia e njohjes personale. "

Më tej, kryeministri kujton kur Qosja njëherë e kritikoi me një artikull “Opozitë me duar në xhepa”, pasi Rama si kryebashkiak i Tiranës kisthe vizituar një kantier të një shkolle në Tiranë.

Rama: "Kam nderin t'ia dorëzoj Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike profesorit të shtrenjtë në praninë e kësaj audience dhe së bashku me kryeministrin e Kosovës në 85-vjetorin e jetës së tij. Nga koha kur isha në opozitë, sot nuk më kritikon që kam ardhur me duart në xhepa," ishte batuta e Ramës gjatë ceremonisë.

Gjatë inagurimit të një shkolle në Tiranë, si kryetar bashkie dhe kryetar i opozitës kamerat më zunë gafil me duar në xhepa dhe ju vëzhguesi im më qortuat përmes një artikulli që quhej "opozitë me duar ën xhepa." Nuk e fsheh dot se ishte një qortim shumë gërvishtës. Mua që atëherë më kujtohet Rexhep Qosja dhe menjëherë i heq duart nga xhepat." 

/OraNews/

EMISIONET