"Po harrohet çështja e njohjes", Starova: Mund të shohim një Serbi e Kosovë si Spanja me Katalonjën
Ish-ministri i Jashtëm, Arian Starova, i ftuar në "Drejt" foli për rrezikun që i kanoset Kosovës me marrëveshjen e Ohrit.
Starova: Kam frikë se po harrohet çështja e njohjes së Kosovës de jure dhe de facto me këtë vullnet të shtuar të mbështetur nga BE dhe SHBA. Të dy vendet po arritën marrëveshjen e njohjes do përfshihen në një moment të caktuar gjithnjë e më brenda BE dhe do të shohim një Serbi e Kosovë si Spanja me Katalonjën apo Rumania me Transilvaninë e hungarezëve. Kjo do të ishte shumë e rëndë për Kosovën. Janë dy popuj të ndryshëm. Përpjekja është shumë e mirë por nuk shikoj rrugën si do realizohen disa pika të saj.